Angel Di Maria ishte një nga afrimet më të bujshme të Juventusit këtë merkato vere, i cili erdhi me parametra zero nga PSG.

Gjithsesi duket se dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar disi argjentinasin, i cili nuk po tregon dot formën e tij më të mirë me bardhezinjtë.

Së fundmi raportohet se klubi nga vendlindja e tij, Rosario Sentral, është gati që të tentojë dhe njëherë rikthimin e tij

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës argjentinase, i cili thotë: “Jemi në kontakte me Di Marian.

Nëse ai vjen, atëherë duhet të gjejë këtu një skuadër të fortë. Në një pikë, ai do të rikthehet. Tani që Argjentina është Kampion Bote, atëherë duhet të bëjmë dhe një kampionat më kompetitiv”.