Nertil Hoxhaj mund të jetë largimi i radhës te Vllaznia. Pas Sidorenco, Mandiangu, Ramadanit, Isufit apo edhe Lekajt, duket se mbrojtësi 23 vjeçar nuk ka mbetur i kënaqur nga minutazhi i paktë që ka marrë këtë sezon. Te pakten keshtu raporton newsport.al.

Vetëm 30 minuta në ndeshjen me Teutën në 25 nëntor të vitit të shkuar janë shumë pak për 23 vjeçarin, që është produkt i Akademisë së Partizanit.

Hoxhaj u afrua në verë nga Llapi, teksa më herët ka luajtur edhe me Flamurtarin, Bylisin, Elbasanin dhe Vushtrrinë. Ende nuk eshte i qarte destinacioni i tij por duket se ai do te vazhdoje te luaje ne Superlige.

Ne fakt edhe sponsori Xhaferi pak dite me pare u pat shprehur se Vllaznia po tentonte te merrte edhe nje mbrojtes te majte ne merkato, çka do te thote se drejtuesit kuqeblu jane duke i paraprire largimit te Hoxhajt.