Interi mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në “Xhuzepe Meaxa”. Zikaltrit mposhtën minimalisht 1-0 Atletikon e Madridit falë golit të shënuar nga Arnautoviçi.
Pas përfundimit të ndeshjes, Simone Inzagi ka thënë për “Mediaset”-in se ndjen keqardhje që lojtarët e tij shënuan vetëm një gol gjatë lojës.
“Performancë e shkëlqyer nga djemtë, ata ishin të jashtëzakonshëm kundër një kundërshtari të madh. Keqardhja është që fituam vetëm me një gol diferencë, sepse në Madrid do të jetë vërtet e vështirë. Jam i lumtur për Arnautoviçin, për mënyrën se si ai hyri dhe si po punon në stërvitje.
Ne nuk patëm një pjesë të parë të mire, edhe nëse mund të kishim shënuar. Por më pas në pjesën e dytë ishim sensacionalë dhe kushdo që hyri në lojë na dha një dorë të madhe”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/