Nga Gjergj Kola
Per boksierin shkodran Kristian Demaj dita e sotme eshte shume e veçante: Ai feston 33 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” ne emer te gjithe lexuesve te saj i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Kristian Demaj ka lindur me 21 shkurt 1991 ne Gjermani sepse familja e tij kishte emigruar ne kete vend vite me pare, por ne fakt nuk mund te qendronin larg Shqiperise. Dhe vendosin te kthehen ne Shkoder, aty ku i biri nisi te merret me sportin burreror te boksit, ku do te bente emer.
Ka fituar 9 tituj kampione individual ne vite me Vllaznine e po ashtu ka kontribuar ne fitimin e shume titujve kampione per ekipin e tij, ashtu sic ka fituar edhe disa trofe te Kupes se Shqiperise.
Pikerisht per keto arritje, ai eshte vleresuar si “boksier i shekullit” ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia dhe sigurisht qe ka merituar çdo vleresim sepse eshte nje nga sportistet me te mire ne vend.
Nuk mund te leme pa permendur edhe shume medalje qe ai ka fituar ne turne te ndryshem nderkombetar ku veçohet padyshim “Gongu i Arte” ne Maqedoni ne vitin 2014.
Nderkohe, para tre vitesh ka kaluar ne boksin profesionist, aty ku me 29 shkurt te vitit tw kaluar ai fitoi ndaj kundershtarit te tij Robert Grguriç dhe u shpall kampion bote ne Federaten UBO.
Per te gjitha keto arritje, dy vjet ai eshte nderuar nga Presidenti i Republikes me titullin e larte “Mjeshter i Madh” dhe padyshim qe ky eshte nje shperblim i madh per gjithe sukseset e karrieres se tij./SHKODRA-SPORT.COM/