Vllaznia do te luaje sot ne ora 13:30 ne Rrogozhine ndaj Egnatias, ne ndeshjen e pare te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Nje sfide ku padyshim shkodranet do te kerkojne rezultat pozitiv per te vijuar me serine e sukseseve.

Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se sot trajneri Qatip Osmani do te kete te pakten nje levizje ne formacion per kete takim. Kjo sepse mbrojtesi i majte Esin Hakaj ne fundin e ndeshjes me Egnatian ka pesuar nje kontraktim muskular.

Si rrjedhoje, stafi ka vendosur te mos rrezikoke me te. Per kete arsye, ne vend te tij do te jete braziliani Andrey Yago. Blerja e janarit do te kete mundesine sot te tregoje vlerat e tij.

Perpos tij mund te kete nje levizje edhe ne mesfushe ku Sala mund te zere vendin e Krymit, gjithmone nese trajneri Osmani do te vendose per ta bere edhe kete levizje. Sa i takon te tjereve, nuk pritet te kete ndryshime ne formacion./SHKODRA-SPORT.COM/