Te PSG-ja po nisin të shpresojnë se ylli i skuadrës Kilian Mbape mund të ngrihet në këmbë dhe të jetë gati për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Atalantës në 12 gusht.

Media prestigjioze e futbollit francez dhe atij europian “L’Equipe” raporton se kampioni i botës ka 90% mundësi të jetë në dispozicion për përballjen me ekipin bergamesk.

Mbape pësoi dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë finales së Kupës së Francës kundër Sent Etienit në datën 24 korrik. Pas pak ditësh, klubi komunikoi se sulmuesi pritet të mungojë për të paktën 3 javë.

Por, tashmë raportimet nga burimet brenda kampionëve të Francës bëjnë me dije se Mbape do të zbresë në fushë kundër Atalantës.