Barcelona i dha “lamtumirën” Europa Leagues, pasi u mposht nga gjermanët e Eintracht Frankfurt, një skualifikim që dhemb edhe më shumë, duke marrë parasysh se erdhi në “Camp Nou”.

Skuadra gjermane ishte më efektive në këtë përballje edhe pse katalanasit e Xavi Hernandez dominuan lojën.

Pas ndeshjes trajneri spanjoll foli për këtë takim duke e konsideruar si një natë fatale de se skuadra e tij dështuan të arrinin objektivin e tyre në këtë sezon.

“Ne u përpoqëm, por problemi ishte ai i futbollit. Ne kishim topin, por nuk dinim si ta përfitonim, ishte gabimi ynë. Ishte një natë fatale.

Bëmë shumë gabime, goli i dytë ishte një top i humbur nga vetja jonë, penalltia është gjithashtu një gabim, goli i tretë gjithashtu.

Është diçka për të cilën folëm dhe nuk mund të ndodhë. Duhet të jemi autokritikë, nuk ishim mirë dhe kjo është arsyeja pse jemi eliminuar.

Ishin tre koncepte për të shmangur përsëritjen e ndeshjes së parë, intensitetin, minimizimin e humbjeve të topit dhe të dinim të ndalonim kundërsulmet e tyre, dhe ne nuk e arritëm këtë”, përfundoi trajneri spanjoll.