Vllaznia do të luajë ditën e diel sfidën e javës së 29-të të Superligës në transfertë ndaj Teutës. Pas kualifikimit në finalen e Kupës, skuadra shkodrane tashmë do të përqendrohet në kampionat për të siguruar Europën edhe nga kampionati.

Për këtë ndeshje, Vllaznia do të ketë një mungesë të sigurt pas Darko Bulatovic ka plotësuar numrin e kartonave.

Qendërmbrojtësi ishte një nga më të mirët ndaj Partizanit në Kupë, por sfidën ndaj Teutës i duhet ta shikojë nga tribuna pasi është i pezulluar.Përveç Bulatovic, në dyshim për këtë ndeshje janë edhe dy titullarët e tjerë, Hakaj dhe Da Silva.

Mbrojtësi dhe sulmuesi dolën të dëmtuar nga sfida e Kupës dhe trajneri Plori është me sytë nga infemieria për të mësuar gjendjen e tyre dhe për të parë nëse do të jenë gati ndaj Teutës që do të luhet të dielën./newsport/