Mirel Josa u largua nga drejtimi i Vllaznisë pak javë më parë por rikthimi në detyrë pritet të vijë shumë shpejt. Trajneri tiranas pritet të rikthehet në kampionatin kosovar ku trajnoi Prishtinën për 2 sezone. Burime të besueshme bëjnë me dije për Neësport.al se tekniku 59-vjeçar do të marrë drejtimin e Dritës.

Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe në orët në vazhdim mund të kemi një zyrtarizim të kësaj “martese”. Drita ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Arsim Thaqit ditën e sotme dhe është në kërkim të një zëvëndësuesi.

Klubi bardheblu po rivalizon fort me Ballkanin për itullin kampiona teksa është vetëm 1 pikë më pak se djemtë e Ilir Dajës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, mund të kemi një duel shumë interesant Josa – Daja për titullin kampion në Kosovë.

Nje gje e tille sigurisht qe do te vendoset shume shpejt sepse gjilanasve u duhet nje trajner- ekspert ne pankine per te mos e çuar dem sezonin e tyre dhe kandidati kryesor duket se eshte Mirel Josa.