Pak ditë më parë Jurgen Gjini u largua nga Basania, por sulmuesi shtatëlartë dhe me shumë përvojë nuk ka kaluar shumë kohë pa skuadër. Kjo sepse ai tashmë do të jetë pjesë e ekipit të Veleçikut.
Si rrjedhojë, ai tashmë do të jetë në dispozicion të trajnerit Duli për gjysmën e dytë të sezonit duke qenë një alternativë më shumë për gjysmën e dytë të sezonit.
Gjini në pjesën e parë kur luajti me Basanian, arriti të shënonte tre gola, ndonëse pritshmëritë mund të kenë qenë më të mëdha për të, por rrethana të ndryshme kanë bërë që ky numër të mos jetë më i madh.
Ai ka një eksperiencë shumë të madhe teksa ka luajtur edhe me Vllazninë, por ndërkohë në sezonet e fundit luajti në ekipe të Kosovës, ndërsa pas kthimit prej atje, u bë pjesë e Tërbunit, ndërsa në fillim të sezonit iu bashkua Basanias, ndërsa tashmë do të luajë me Veleçikun e Koplikut.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


