U perfol se mund te vinte tek Vllaznia, por ne fund gjerat kane ndryshuar dhe ai tashme ka nje destinacion tjeter.
Vangjel Zguro është një nga përforcimet më të bujshme të Skënderbeut në këtë merakato dimërore. Mbrojtësi që ka përfunduar një eksperiencë në Amerikë, ditën e sotme ka dalë në stërvitje me bardhekuqtë ndërsa ka folur edhe për RTSH Sport.
Zguro thekson se në ekip ka djem të rinj, por me shumë dëshirë, teksa lëshon edhe një paralajmërim për kundërshtarin e radhës në kampionat, që është Partizani.
Pse te Skënderbeu? “Me hapjen e merkatos rashë dakord me presidentin Takaj për pesë muajt e ardhshëm të jem lojtar i Skënderbeut. E pamë edhe në ndeshjen me Kastriotin, ndodhi një gabim që iu ndodh edhe ekipeve të mëdha, por shpresojmë që këto gabime të mos ndodhin më sepse kushtojnë pikë.
Isha në ndeshjen e kësaj fundjave që u luajt me Kastriotin, me thënë të drejtën pashë një ekip me çuna të rinj, por dëshira nuk iu mungonte. Shpresoj që edhe me ardhjen time ekipi të shkoj aty ku duhet”.
Ndeshja ndaj Partizanit- “Ekipi i Partizanit dihet që ka ekip shumë të fortë, profesor Ilir Daja është nga më të mirët në Shqipëri, por ne jemi Skënderbeu. Kështu që për ta nuk do të jetë e lehtë këtu, ne kërkojmë trepikëshin”, u shpreh Zguro.