Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU prezantua dje te Vllaznia, futbollisti afrikan ende nuk ka hedhur firmën....

U prezantua dje te Vllaznia, futbollisti afrikan ende nuk ka hedhur firmën. Ja arsyeja

Vllaznia ka prezantuar para ndeshjes me Kastriotin afrimin më të ri në merkaton e janarit, pikërisht mesfushorin Elom Nya-Vexhi, i cili vjen nga radhët e klubit të Zetas në Malin e Zi.

Togolezi është përgatitur së fundmi me shkodranët, por akoma nuk quhet zyrtarisht, pasi lojtari nuk ka dokumentacionin e plotë.

Drejtori sportiv i klubit, Matko Djarmati, deklaroi pas barazimit me Kastriotin arsyen e mosfederimit të Vexhit. “Ende nuk ka një firmë zyrtare me lojtarin nga Togoja.

Mungon edhe një dokument, në mënyrë që të kryhen veprimet e tjera”, u shpreh Djarmati për “Panorama Sport”.Gjithsesi, togolezi pritet që të jetë afrimi i radhës për Vllazninë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments