Xhenaro Gatuzo është shfaqur shumë i lumtur pas fitimit të Kupës së Italisë me Napolin, teksa mposhtën Juventusin në finale nga penalltitë.

Trajneri Napolitan është shprehur se jeta dhe futbolli i kanë dhënë atij më shumë sesa iu ka dhënë ai, duke shtuar se e bën gjithçka me pasion.

“Kur ju ndodh një tragjedi ju nuk e pranoni, por atëherë duhet të bëheni më të fortë dhe të vazhdoni para. Jeta dhe mbi të gjitha futbolli më ka dhënë më shumë se sa i kam dhënë unë, më kanë bërë ky që unë jam sot.

Në jetë ne nuk i pranojmë disa gjëra, por futbolli më ka dhënë shumë dhe kjo është arsyeja pse unë e bëj gjithçka këtu me pasion të madh.

Kush do që bën këtë punë, duhet të ketë respekt për këtë. Unë dua të shikoj lojtarët e mi, që e bëjnë me pasion këtë punë. Dua një ndjenjë përkatësie dhe respekt nga të gjithë. Nuk është asgjë rastësi sepse unë besoj te Zoti për këtë.”, u shpreh Gatuzo.