Antonio Kasano bëri emër në futbollin italian dhe botëror pasi veshi fanellën e Romës dhe ishte protagonist me verdhekuqtë në suksesin e tyre në Itali ku fituan titullin kampion.

Por tani ish-sulmuesi nuk e sheh më me aq përzemërsi këtë klub, pasi ka folur shumë negativisht ndaj tij teksa merrte pjesë në “Bobo TV”

Sipas tij, shfaqja që kishin dhuruar lojtarët dhe stafi i Romës në derbin ndaj Lacios, për më tepër duke u mposhtur në atë ndeshje të rëndësishme për prestigjin, tregonte se sa poshtë kishte rënë klubi.

“Sherr, rrëmujë, shpulla… Po për çfarë po flasim? E gjithë pankina futet në fushë. Ky është turpi i futbolli italian.

Mundet edhe ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë por Murinjo që kur ka ardhur nuk ka dhënë asgjë, po bën keq e më keq. Lacio u mundua që të propozonte idenë e tij të lojës, ndërsa më dhimbeshin Roma dhe Dibala”, tha Kasano ndër të tjera në sulmin e tij ndaj ish-skuadrës.