Shtypi francez zbulon se Nejmar është duke marrë në konsideratë marrjen e një pushimi nga kombëtarja e Brazilit, pas zhgënjimit të “Seleçaos” në Botërorin e Katarit.

Sipas “L’Équipe”, sulmuesi i PSG-së mbërriti në Katar plot ambicie për të triumfuar në Kupën e Botës dhe në njëformë të jashtëzakonshme, me 15 gola dhe 11 asiste në 20ndeshje.

Skuadra e Tites vlerësohej si një prej favoriteve për të fituar titullin e 6-të të Kupës së Botës. Por një dëmtim nëfillim pas ndeshjes së parë kondicionoi turneun e 30-vjeçrit.

Ai është shumë i zhgënjyer për eliminimin nga Kroacia në 1/8-at dhe në zonën miks tha se nuk e dinte nëse do të ishte prezent në Botërorin e ardhshëm: “Do të ishte e nxituar që të thoshadiçka në këtë moment, por nuk mund të garantoj prezencëntime as në Kupën e Botës 2026”.

Por vendimi që ka marrë “ONey” pas reflektimit është që të mos tërhiqet nga kombëtarja, por të marrë një pushim disamujor