U stervit per mbi 3 jave me Vllaznine, por ne fund nuk bindi aq sa duhet dhe u largua nga Shkodra. Megjithate mbrojtesi durrsak Kristi Marku nga sot ka firmosur me nje skuader tjeter te Superliges, pikerisht Kukesin.
Trajneri Longo po priste edhe një qendërmbrojtës para nisjes së kampionatit dhe Kukësi e ka gjetur atë. Kristi Marku është prurja më e re e verilindorëve. Në të shkuarën ai ka luajtur me Teutën, Flamurtarin dhe Lushnjën në elitën e futbollit shqiptar.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!
Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë një-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Qendërmbrojtësi e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi ka luajtur në të shkuarën me Partizanin, Flamurtarin e Lushnjen, teksa është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva, Pyunik Jerevan, e Honved.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Marku me fanellen e ekipit tonë. Mirësevjen Kristi”, njofton klubi i Kukësit përmes rrjeteve sociale.