Mesfushori i Bajern Mynih, Tomas Myler mbeti i shokuar në përfundim të humbjes së thellë që pësuan ndaj Gladbahut me rezultatin 5-0. Gjermani komentoi sfidën e dobët që zhvilloi skuadra e tij.

“Nuk jemi mësuar me të tilla disfata dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u kërkojmë falje tifozëve. Ishte një paraqitje skandaloze. Të gjithë përveç Nojerit luajtën shumë dobët.

Nuk kisha përjetuar ndonjëherë diçka të tillë Dua të përgëzoj dhe Gladbahun për ndeshjen e madhe që bënë”.

Kishte që në vitin 1978 që bavarezët nuk humbisnin me një rezultat kaq të thellë. Hera e fundit ka qenë kundër Fortuna Dyseldord me rezultatin 7-1.