Veleçiku nuk ka gabuar në ndeshjen e tretë të fazës së dytë, ku përballë Egnatias ka marrë 3 pikët, falë një goli të mbrojtësit Rajçeviç. Objektivii vetëm i koplikasve për këtë ndeshje ka qenë fitorja, pasi ata vinin pas 2 humbjeje radhazi. Kështu, Veleçiku e ka nisur ndeshjen në sulm dhe ka krijuar disa raste, por ka arritur ta zhbllokojë rezultatin vetëm në minutën e 35-të, pas një aksioni të shkëlqyer, të finalizuar nga Rajçeviç.Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 dhe në të dytën vendësi i kanë vazhduar përpjekjet për të shënuar sërish, por nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë, edhe pse rastet nuk kanë munguar. Vlen të theksohet fakti se ka qenë një ndeshje mjaft korrekte nga të dyja palët, edhe pse terreni ka qenë pak i rënduar në reshjet e shiut. Po ashtu, edhe gjykimi i treshes nga Shkodra ka qenë në nivelin e duhur. Veleçiku ka fituar minimalisht, por është një fitore mjaft e rëndësishme, sepse në dy javët e para të fazës së dytë koplikasit nuk kanë arritur të marrin pikë.

KF Veleçiku 1–0 KS Egnatia

Shënues: Rajçeviç 35’

KF Veleçiku: Dorzaj, Rajçeviç, Puka, Lami, Peplishta (Imeri 55’), Banushi, Colaj, Peposhi, Miculi, Çokaj (Osmani 65’), Çelaj (Popaj 88’). Trajner: B.Duli.

KS Egnatia: Guma, Karriqi, Kallço, Thartori, Pipa, Gjini (Piri 49’), Ylviu, E.Kasa, Mahmutaj (Dauti 66’), T.Kasa (Vrapi 67’), Lapi.Trajner: S.Gosa.

Gjyqtarë: E.Qerimaj, S.Ahmeti, N.Sterkaj (Shkodër)

Kartonë të verdhë: Çela, Lami, Çokaj