Andrea Agnelli vijon të këmbëngulë rreth idesë së Superligës teksa ish-presidenti i Juventus zbulon se në vitin 2019, edhe vetë presidenti Aleksander Ceferin ishte dakord për kompeticionin e ri.

Ndër të tjera, në një intervistë të gjatë për holandezen Telegraaf, theksoi se rregullat aktuale janë të padrejta dhe nuk lejojnë klubet të përfitojnë financiarisht duke marrë shembullin e Ajax-it që pasi mbërriti në gjysmëfinalen e Champions League, sezonin pasardhës rrrezikoi të mbetej jashtë kompeticionit.

“Kjo çështja e monopolit dhe fuqisë që ka UEFA duhet të marrë fund për t’i dhënë mundësinë klubeve të kenë një gjendje financiare të stabilizuar. Është një problem për të gjitha klubet, mjafton të kujtojmë Ajaxin në vitin 2019.

Fitoi kampionatin dhe shkoi deri në gjysmëfinalen e Champions League, por dy muaj më pas prej ndryshimit të formatit mund edhe të eliminohej në turet paraeliminatore.