Ne fundin e muajit korrik emrin e Thomas Brdariç ua propozoi drejtuesve te Vllaznise per postin e trajnerit te ekipit te pare dhe brenda pak ditesh u ra dakord qe ai te merrte timonin e skuadres shkodrane.

“Shkodra Sport” ka mesuar se ka qene ish- futbollisti i Vllaznise Uliks Kotrri qe e solli ne Shqiperi gjermano- kroatin dhe mendon se ai eshte nje vlere per kete skuader, per karrieren dhe eksperiencen qe ai ka.

Kotrri eshte kontaktuar nga “Shkodra Sport” dhe ka biseduar me te ne lidhje me Brdariç dhe ate se çfare pritet te beje ne krye te Vllaznise.

– Uliks, a eshte e vertete qe ia keni propozuar ju drejtuesve te Vllaznise trajnerin Thomas Brdariç?

Po, ua kam propozuar une drejtuesve te Vllaznise dhe ata rane dakord qe Brdariç te jete trajner i kesaj skuadre ne sezonin e ri.

– Keni kohe qe njiheni me te?

Po ka vite qe njihemi me njeri- tjetrin. Jemi njohur me shoqeri te perbashket ketej ne Gjermani.

– Çfare veçorish ka Thomas Brdariç?

Ai ka nje CV te pasur si futbollist duke qene edhe lojtar i kombetares gjermane. Nje karakter punetor qe mundohet te marre me te miren e çdo ekipi qe ka ne dispozicion. Edhe te Vllaznia jam i bindur se do te beje kete gje, duke ditur edhe problemet qe kjo skuader ka, qe nga kushtet e stervitjes, rrogat etj.

Duhej nje trajner qe futbollistet te kene respekt per te dhe prandaj mendoj se Thomas Brdariç eshte i duhuri per Vllaznine ne keto momente. Edhe them se ka bere nje pune te mire me grupin qe ka ne dispozicion.

– Ke kontaktuar kohet e fundit me te dhe a ndjehet i zhgenjyer apo eshte duke i pelqyer si pervoje?

E rendesishme eshte qe ekipi po i pergjigjet deri tani kerkesave te tij dhe nga ana sportive eshte i kenaqur me ate grup qe ka. Anet e tjera qe jane jo me pak te rendesishme, duhet te pyeten jo me ai, por pjesa tjeter e stafit.

– Beson se do te kete sukses Brdariç ne drejtimin e Vllaznise?

Une jam i sigurte se ai do t’i marre maksimumin grupit qe ka ne dispozicion. Pjesa tjeter do shihet kur te filloje kampionati.

– Cila eshte pika me e forte e tij?

Vetebesimi qe ka dhe komunikimi i mire me grupin. Patjeter dhe ana profesionale si trajner. Ben stervitje teper cilesore.

– Kur mund te shihet konkretisht dora e tij te Vllaznia?

Per ate grup qe ka, them shume shpejt. Por une dua te shtoj edhe diçka tjeter. Vertete nje trajner i huaj vjen dhe kerkon te beje ndryshimin e madh, megjithate duhen ndryshuar shume gjera te Vllaznia. Profesionilizmi ne rradhe te pare fillon te fusha e stervitjes. Ne qofte se nuk ka fusha stervitje ku femijet deri te ekipi pare te stervitet ne kushte komode, atehere jemi larg profesionalizmit./SHKODRA-SPORT.COM/