Gareth Bale është ëndrra e Jose Mourinho-s në merkaton. Siç ka bërë të ditur portali spanjoll “as.com”, “Djajtë e Kuq” janë gati të engociojnë me Real Madrid për uellsianin, por nuk kanë ndërmend të bëjën oferta të çmendura. Me pak fjalë, nuk do të ofrojnë 100 milionë euro, por do të jenë të gatshëm të shpenzojnë 55 milionë euro për të bindur madrilenët që ta lënë të lirë të largohet ish-yllin e Tottenham.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për Bale, i cili është ndalur nga dëmtimet e shpeshta dhe nuk ka patur mundësinë të ndihmojë skuadrën e Zidane të dalë nga kriza që po kalon aktualisht. Ai ka luajtur 10 ndeshje në total, bë të cilat ka arritur të realizojë 3 gola dhe të japë 5 asiste. Vlera e tij në treg, sipas portalit “Transfermark, është 81 milionë euro.