Fitorja e sotme e Laçit brenda në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, nuk ka qenë rastësi. Themi kështu sepse kurbinasit janë kthyer në “tmerrin” e kuqebluve në dy vitet e fundit. Mjafton të ndalemi tek statistikat e përballjeve në mes këtyre dy ekipeve dhe vëren shifra vërtetë të frikshme të Laçit. Në 6 ndeshjet që ka luajtur dy vitet e fundit në Shkodër, ai ka arritur të marrë plot 4 fitore.

Vllaznia ka fituar vetëm 1 herë dhe një herë tjetër dy ekipet janë ndarë në barazim. Se çfarë ndodh me kuqeblutë kur përballen me këtë ekip, askush nuk mund ta thotë. Dhe në fakt Laçi nuk është as Skënderbeu, as Partizani dhe as ndonjë nga ekipet e elitës. Sot ai kishte thjeshte tre pikë më shumë në renditje se Vllaznia dhe në vend që kjo e fundit ta barazonte në renditje, tashmë e sheh plot gjashtë pikë larg.
Ja historiku i gjashtë përballjeve të fundit në Shkodër në mes tyre

09.05.2015 Vllaznia- Laçi 0-1
27.09.2015 Vllaznia- Laçi 0-1
27.02.2016 Vllaznia- Laçi 0-0
17.10.2016 Vllaznia- Laçi 1-2
12.03.2017 Vllaznia- Laçi 1-0
03.12.2017 Vllaznia- Laçi 1-2

© shkodrasport.com