Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREUnited rikthehet te suksesi në Premier League, përballë Everton mjaftojnë dy penallti

United rikthehet te suksesi në Premier League, përballë Everton mjaftojnë dy penallti

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, e fundit në derbi ndaj Manchester City, Manchester United u rikthye te tre pikët në Premier League teksa fitoi në Old Trafford përballë Everton me shifrat 2-0.

Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë dy golave me penallti të ekzekutuar saktësisht nga Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, respektivisht në minutat 12 dhe 36.

Ndërkohë, të dyja penalltitë u fituan nga Garnacho që u pa shumë i frymëzuar ndaj Everton. Në pjesën e mbetur të takimit, “Djajtë e Kuq” e menaxhuan më së miri ndeshjen pa e vendosur në dyshim fitoren.

Pas këtij suksesi, United ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e gjashtë ndërsa nga ana tjetër, Everton mbetet me 25 pikë në vendin e 16.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments