Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, e fundit në derbi ndaj Manchester City, Manchester United u rikthye te tre pikët në Premier League teksa fitoi në Old Trafford përballë Everton me shifrat 2-0.

Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë dy golave me penallti të ekzekutuar saktësisht nga Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, respektivisht në minutat 12 dhe 36.

Ndërkohë, të dyja penalltitë u fituan nga Garnacho që u pa shumë i frymëzuar ndaj Everton. Në pjesën e mbetur të takimit, “Djajtë e Kuq” e menaxhuan më së miri ndeshjen pa e vendosur në dyshim fitoren.

Pas këtij suksesi, United ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e gjashtë ndërsa nga ana tjetër, Everton mbetet me 25 pikë në vendin e 16.