Nga Endri ÇINARI

Profesioni i futbollistit është ai që të dërgon shpesh në vende të ndryshme të Botës. Apo madje edhe në kontinente të largëta e kështu kemi parë lëvizje nga më të shumtat. Pjesë e kampionatit futboll të SHBA së fundmi janë bërë dy ish-futbollistë të Vllaznisë.

Fjala është për Elmir Lekajn dhe Aleksander Isaevskin, që tashmë kanë prekur “ëndërrën amerikane”. Të dy futbollistët janë prezantuar si pjesë e ekipit Duka FC. Një skuadër që në vitin 2024 do militojë në ligën e konferencës së perëndimit në SHBA. Dhe përforcimet me emra si Lekaj apo Isaevski tregojnë se kanë ambicie për tu ngjitur në kategori.

Lekaj prej disa kohësh ndodhet në Amerikë ku tashmë ka gjetur edhe ekipin për të vijuar karrierën si futbollist. Në Shqipëri ai ka luajtur vetëm tek Vllaznia e ndërsa ka shijuar edhe eksperienca në Kosovë, Maltë dhe Sllovaki. Edhe Isaevski në vendin tonë u bë i njohur kur mbajti veshur fanellën kuqeblu në sezonin 2020-21.

Ku u cilësua si më i miri i sezonit e ndërsa në vitin pasardhës luajti me Dinamon në kampionat. Të dy futbollistët kanë qenë pjesë e Vllaznisë në edicionin 2020-21. E tashmë do e vijojnë së bashku aventurën e tyre futbollistike në kontinentin e Amerikës së Veriut. Ku i pret një eksperiencë totalisht ndryshe nga ajo në Europë./www.shkodrasport.com/