Vllaznia po vuan kohet e fundit me portieret teksa pas demtimit te Kristi Qarrit, u demtua ne ndeshjen e fundit ndaj Erzenit edhe portieri i dyte Jurgen Mehidri.

Kjo do te beje qe ne ndeshjen e rradhes ndaj Skenderbeut, ne porte te jete 18 vjeçari Aron Jukaj. Por ne fakt, Vllaznia me shume mundesi duket se e ka gjetur “portierin” e saj: Ai do te jete Edi Rama!

Kryeministri i vendit ka qene sot ne Shkoder per nje mbledhje me pjestare te kabinetit qeveritar, por edhe kryebashkiaket e te gjithe vendit. mbledhje qe e ka zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Por ne nje moment pauze, ai ka gjetur kohe te vizitoje te gjithe edhe ambjentet e stadiumit brenda dhe jashte tij, duke premtuar edhe nderhyrje ne te. Nga ana tjeter ka takuar edhe futbollistet e Vllaznise qe ndodheshin ne dhomat e zhveshjes pas stervitjes se zhvilluar.

Nje vizite e tille eshte shfrytezuar nga drejtuesit e Vllaznise per t’i dhuruar atij edhe nje fanelle kuqeblu me numrin 1. Çka do te thote se tani e tutje “portieri” i ri i saj do te kete emrin Edi Rama./www.shkodrasport.com/