Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në La Liga 2, ku kësaj radhe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës përballë skuadrës së Mirandes.

Në minutën e 44’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pas një topi të dhënë nga Kajehon, me anë të një gjuajtje nga distanca gjeti rrjetën për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Ky është goli i 5-të për Uzunin për këtë sezon në 6 ndeshje të luajtura dhe vjen menjëherë pas thirrjes në Kombëtare që i është bërë nga Edi Reja.