Kemi shkruar pak kohë më parë dhe po i rikthehemi sërish Valerio Todajt, lojtarit të talentuar me origjinë ngë Stërbeqi i Malësisë së Madhe që po evidentohet gjithnjë e më shumë në futbollin e moshave të Italisë.
17 vjeçari që është luan si mesfushor i majtë, kohët e fundit përpara ndërprerjes së futbollit për shkak të pandemisë, u pat thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit në disa seleksionime që pat zhvilluar dhe ka spikatur me performancën e tij.
Stafi teknik i ekipeve kombëtare mësohet se e ka futur në rreth dhe Todaj pritet të jetë pjesë e tyre në vijim. Në fakt kjo do të ishte një realizim ëndrre për të dhe familjen e tij sepse fanella kuqezi në fakt për ta është e shenjtë.
Valerio me paraqitjet e tij ka fituar simpatinë e të gjithë dhe jo më kot emri dhe fotot e tij janë shpeshherë në gazetat italiane siç ka ndodhur edhe në numrin e kësaj gazete që po postojmë më poshtë
Engjell GJOLAJ