Dinamo ka fituar me shifrat 2-0 përballë Turbinës në një miqësore të zhvilluar në Pezë.

Tekniku Rodolfo Vanoli i provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion për këtë përballje, e cila rezultoi t’i sillte fitoren e parë si teknik i Dinamos, por jozyrtare.

Golat për “Nëndetësen” u shënuan nga Ali Samake dhe Diogo Da Silva, me këtë të fundit që u rikthye në fushën e lojës pas pothuajse një viti mungesë.