Flamurtari eshte ngjitur tashme zyrtarisht ne kategorine e pare dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire per futbollin vlonjat. Megjithate nuk mund t’i gezoje aq shume legjendat e ketij klubi qe e paten çuar kete emer ne nivele te larta te futbollit europian.
Njeri prej tyre eshte edhe Vasil Ruci. Ai ne nje prononcim te dhene per gazeten “Panorama Sport” eshte shprehur se kategoria e pare sezonin e ardhshem do te jete shume interesante.
“Urime Flamurtarit që u ngjit në Kategorinë e Parë. Më vjen shumë mirë. Normalisht që u hidhëruam shumë kur ra në këtë kategori, ndaj është një lajm pozitiv. Urojmë që shumë shpejt të shkojë ku e meriton që të jetë.
Ne kete kategori sezonin e ardhshem mund te jene edhe Dinamo e Skenderbeu. Do të jetë një kategori shumë e bukur. Lufta do të jetë e fortë. Ndaj mendoj se do të jetë edhe një garë shumë e bukur. Kategoria e Parë me skuadra si Flamurtari, Dinamo, Skënderbeu, Apolonia, Lushnja, do të jetë shumë interesante dhe do të ketë një gjithëpërfshirje. Kampionat shumë i fortë. Do të luhet mes ekipeve të mëdha në këtë garë.
Siç e thashë, me ato ekipe që do të luajnë në këtë kampionat vitin që vjen gara do të jetë shumë e fortë. Megjithatë, duhet një Flamurtar dinjitoz. Por, në fakt unë nuk jam më drejtues i klubit, ndaj nuk më takon që të jap shumë mendje. I dinë drejtuesit aktual këto punë më mirë.