Futbolli anglez është parashikuar të rikthehet më datë 17 qershor, ndërsa ka pasur shumë dyshime duke nisur nga kundërshtitë e disa lojtarëve apo edhe klubeve në lidhje me zbatueshëmrinë e masave të sigurisë. Megjithatë, më në fund të gjitha klubet e Premier League kanë gjetur dakordësinë dhe kanë miratuar protokollin që do të zbatohet gjatë ditës së ndeshjes.

Kështu, në stadium nuk do të lejohen më shumë se 300 persona, ku të përfshirë janë futbollistë, stafe të klubeve, mjekët, media, skaut si dhe zyrtarët për dopingun. Ndërkohë, gjyqtarët që do të jenë për VAR, do të duhet të qëndrojnë në dhoma të veçuara.

Nuk do të lejohen që skuadrat të marrin udhëzime për më shumë se 15 minuta para fillimit të sfidës. Sakaq, ekipi mik do të jetë i pari që do të dalë nga dhomat e zhveshjes, i ndjekur nga vendasit e më pas arbitrat me pjesën tjetër.

Gjithashtu, në ndeshjet e javës së ardhshme do të mbahet edhe një minutë heshtje. /VipSport/