HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVazhdojnë 'firot' te Kukësi, 3 lojtarë marrin valixhet nga 'Kukës Arena'

Vazhdojnë ‘firot’ te Kukësi, 3 lojtarë marrin valixhet nga ‘Kukës Arena’

Te skuadra e Kukësit vazhdojnë largimet, me drejtuesit që kanë vendosur të largojnë disa lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve të trajnerit Skënder Gega për sezonin e ri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi verilindorë ka njoftuar se kanë mbyllur marrëveshjen me 3 futbollistë, teksa bëhet fjalë për Alija Krnic, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus.

“FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Alija Krnić, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus. Pas mbylljes së sezonit, palët kanë arritur marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit.

FK Kukësi falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre”, shkruan Kukësi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments