Ka ndryshime në stafin e Dinamos. Luigi Di Biagio mbetet vetëm, pasi janë larguar zëvendës trajneri dhe përgatitësi atletik. Ledian Memushaj dhe Sakone janë kanë ndërprerë kontratën me kryeqytetasit, teksa i japin fund kështu aventurës me Dinamon.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se ish-lojtari i kombëtares shqiptare është larguar nga “nëndetësja” për arsye familjare. Ai u ka kërkuar drejtuesve largimin dhe këto të fundit kanë pranuar.

Ndërsa ende nuk dihet arsyeja për përgatitësit atletik, Sakones. Italiani largohet nga Dinamo duke lënë vetëm Di Biagion.

Nuk dihet nëse Di Biagio ka pasur pakënaqësi për të apo ndonjë arsye tjetër e ka detyruar Sakonen të largohet nga Shqipëria. Gjithsesi tashmë mbetet të shihet se cilët do të jenë zëvendësuesit e tyre./newsport/