Veleçiku dhe Vllaznia U21 kane zhvilluar paraditen e sotme nje ndeshje miqesore ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ndeshje e cila eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Per koplikasit golin e vetem ne kete miqesore e ka shenuar futbollisti Rustemaj pas nje asisti te dhene nga Kaceli, nderkohe qe goli per Vllaznia U21 eshte shenuar nga mbrojtesi Xhilaj.

Vllaznia U21 te marten do te luaje ndeshjen e rradhes per kampionat teksa do te ndeshet ne transferte me ekipin e Kukesit dhe si rrjedhoje, miqwsorja e sotme i ka sherbyer jo pak trajnerit Plori.

Por nje gje e tille i ka sherbyer shume edhe koplikasve. Trajneri Smajli e nisi ndeshjen me kete formacion: L. Kaçaj. A. Kaçaj, Zefi, Elbasani, Banushaj, Kaceli, Bardulla, Hajdari, Ivziku, Rustemaj dhe rragami. Nderkohe ne pjesen e dyte, i ka zevendesuar te gjithe keto lojtare me te tjeret qe ka patur te gatshem ne pankine.

Kupohet qe edhe per Veleçikun keto miqesore kane vlejtur shume sepse kane sherbyer per konsolidimin e ekipit ne prag te nisjes se ndeshjeve zyrtare te ketij viti./SHKODRA-SPORT.COM/