Veleçiku e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Ai ka fituar me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e javes se pare, ate te luajtur ne fushen e tij ndaj Klosit.
Ka shkelqyer qe ne kete debutim me kete skuader sulmuesi i njohur Arsen Hajdari i cili ka shenuar dy gola. Te parin ne minuten e 39-te, gol me te cilin eshte mbyllur edhe pjesa e pare, ndersa te dytin ne minuten e 68-te.
Goli tjeter i koplikasve mban firmen e mbrojtesit Elvis Rustemaj nderkohe qe goli per miqte eshte shenuar nga mbrojtesi i Veleçikut Çomi, pra autogol pikerisht ne minuten e 92-te te ndeshjes.
Veleçiku ka luajtur ne kete ndeshje me kete formacion: Bajri, Elbasani, Balaj, B. Çokaj, Rustemaj, Dulaj, Bega, Banushaj, Fikaj, Mila dhe Hajdari.
Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Lika ka aktivizuar edhe Kaçaj, Zaraj, Rragami, Shekaj dhe Çomon. Nje start i tille i kampionatit nga ekipi i Veleçikut padyshim qe do ta ndihmoje ate per te pare nje ecuri te mire edhe ne javet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/