Me fitore e ka nisur kampionatin edhe KF Murlani. Ai madje ka fituar ne transferte teksa ka luajtur ne Peze- Helmes ndaj Internacionalit te cilin e ka mundur me rezultatin 3-1.

Ndonese debutues ne kete kategori, ky ekip ka bere nje paraqitje te mire duke treguar edhe njehere tjeter se do te jete nje nga pretendentet per t’u ngjitur nje kategori me lart.

Ka qene nje ndeshje e dominuar nga djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa. Ata kane kaluar shpejt ne avantazh qe ne minuten e 5-te me ane te kapitenit Kaçubela dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

Ne te dyten ka shenuar fillimisht Djepaxhia golin e dyte nderkohe qe me pas ai i ka lene vendin ne sulm futbollistit te njohur Denis Çokaj dhe do te ishte po ky futbollist qe do te shenonte golin e dyte dhe te fundit te kesaj ndeshje qe u fitua kesisoj nga Murlani me rezultatin 3-1.

KF Murlani ka luajtur ne kete ndeshje me formacionin e meposhtem: Selimaj, S.Hyseni, Shema, Sekja, Pali, V.Pepaj, S.Kraja, Djepaxhia, Mesi, Krymi dhe Kaçubela.

Nderkohe ne pjesen e dyte trajneri Xhahysa ka aktivizuar edhe Temja, Suka e D.Çokaj qe do te shenonte edhe golin e dyte. Ky trepikesh do ta ndihmoje skuadren e KF Murlanit per te patur nje ecuri pozitive edhe ne javet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/