Veleçiku ka vijuar serine e fitoreve ne kampionat dhe mesditen e sotme ka mundur edhe Aden me rezultatin 2-0, ne “derbin” e luajtur ne fushen sportive te vellezerve “Duli” ne Koplik.

Ka qene minuta e trete e ndeshjes kur rezultati eshte zhbllokuar dhe ka qene futbollisti Arsen Elbasani ai qe ka arritur te dergoje topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Rexhepi. Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Nderkohe ne pjesen e dyte, do te vinte edhe goli tjeter me autor nje futbollist te futur ne loje ne kete pjese, Emiljano Mehmetaj qe ka shenuar duke i dhene fitoren me shifrat 2-0 ekipit te tij.

Pas javes se 15-te te kampionatit, Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e katert te renditjes, ndersa Ada me vetem 2 pike eshte e pozicionuae ne vendin e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/

VELEÇIKU- ADA 2-0

Shenues: Elbasani ‘3, Mehmetaj ’54

VELEÇIKU: L. Kaçaj, Elbasani, Elv.Rustemaj, B. Çokaj, Banushaj, Rragami, Shekaj, Bardulla, Hajdari, Ivziku, Ujkaj. Trajner Dritan Smajlaj. U aktivizuan edhe Mehmetaj, Ndrecaj, Hysaj, Eli. Rustemaj, A. Kaçaj.

ADA: Rexhepi, Hurmi, Lera, Laçeja, Qeleshi, A.Frroku, Curri, Usamah, Barros, Teixeira, Meta. Trajner: Florian Frroku. U aktivizuan edhe Mhillaj, Tinaj, Durro, Dani,