Veleçiku ka marre pasditen e sotme fitoren e nente rradhazi, nje fitore kjo shume e rendesishme sepse ka mundur Orikun e vendit te pare me rezultatin 2-0. Por pavaresisht fitores, ne Koplik askush nuk ka qene i kenaqur ne perfundim te takimit.
Arsyeja eshte se ata kerkonin edhe nje gol te trete ndaj kesaj skuadre rivale sepse vetem keshtu, mund ta kalonin ne renditje, por kjo nuk ka ndodhur dhe tifozet, futbollistet por edhe drejtuesit e Veleçikut kane qene te merzitur ne fund te takimit.
Per me teper me arbitrat e ndeshjes qe sipas tyre kane ndikuar dukshem ne kete rezultat, duke mos i lejuar ata te benin lojen e tyre dhe te shenonin te tjere gola.
I pari eshte shenuar shume shpejt, me ane te futbollistit Elvis Rustemaj, nderkohe qe pak minuta me vone, koplikasit kane pretenduar per nje karton te kuq per kapitenin e ekipit kundershtar i cili si lojtar i fundit ka penguar sulmuesin e tyre, por arbitri eshte mjaftuar vetem me karton te verdhe.
Ne fillimin e pjeses se dyte nderkohe, do te vinte edhe goli i dyte qe ka per autor Arsen Banushajn. Me pas, pavaresisht perpjekjeve dhe rasteve te tjera te krijuara, nuk ka patur gol tjeter dhe i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 2-0 te Veleçikut.
Me trepikeshin e sotem, ai eshte ngjitur ne kuoten e 47 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje, me pike te barabarta tashme me Orikun, nderkohe qe ne vend te pare eshte ngjitur Luzi me 49 pike.
Kampionati i kategorise se dyte ka edhe dy jave per te luajtur dhe shanset e koplikasve per t’u ngjitur direkt ne kategorine e pare, jane jo shume te medha, megjithate ata do ta tentojne kete gje deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/