Skendërbeu është një prej ekipeve që kërkon një vend në “Final – Four”. Korçarët kanë bërë mirë në pjesën e parë të sezonit, teksa tashmë do të synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë në dy fazat e tjera.

Por korçarët nuk mund të përforcohen në merkaton e janarit. Drejtuesit nuk mund të federojnë asnjë lojtar të ri për shkak se merkatoja e tyre në hyrje është e bllokuar. E gjitha për shkak se Komisioni i Disiplinës në FSHF i ka dhënë të drejtë Dejvi Bregut, dhe ky i fundit ka fituar gjyqin ndaj korçarëve.

Në këto kushte “Ujqërit e Dëborës” i detyron 37 mijë euro ish-lojtarit të tyre, shume cila deri më tani nuk është shlyer. Në të tilla kushte Ivan Gvoazdenovic ka një kërkesë për presidentin Ardian Takaj.

Timonieri serb i ka kërkuar kreut të klubit që meqenëse nuk bëjnë dot afrime, të mos ndryshojë grupin e skuadrës edhe nëse kundrejt ndonjë lojtari do të merrte ofertë “tunduese”. Në të kundër do të zvogëloheshin alternativat e zgjedheve. Diçka të tillë e ka miratuar edhe Takaj dhe Skënderbeu nuk do të ndryshojë fytyrë në pjesën e dytë të sezonit.