Pas miqesores se djeshme me Laçin, ekipi i Vllaznise do te luaje nje tjeter sot, kete here ndaj Beselidhjes, skuader me te cilen ne fakt kane luajtur edhe para pak ditesh.
Ne oren 13.30 keto dy skuadra do te perballen serish me njera-tjetren per te testuar veten por kete here kjo miqesore nuk do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” por ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Arsyeja e ketij spostimi ka te beje me reshjet e shiut dhe per te ruajtur fushen e stadiumit ku te dielen do te luhet ndeshja e kampionatit me Kukesin, eshte vendosur qe miqesorja me lezhjanet te luhet ne tapetin sintetik te “Reshit Rusit”.
Por nderkohe Vllaznia do te luaje ne kete takim me lojtaret e stolit pasi 11 te paret te cilet luajne dje ne formacion ndaj Laçit jane lene pushim kete here. Natyrisht qe nje perballje e tille do t’i vleje jo pak trajnereve Osmani e Smajli per te testuar ekipet e tyre serish ne prag te nisjes se ndeshjeve zyrtare./SHKODRA-SPORT.COM/