Skuadra e Veleçikut do të shfrytëzojnë nderprerjen e kampionatit për të rikoperuar disa nga mangësit e e verejtura në tre takimet e zhvilluara, veçnarisht tek mungesa fizike e disa futbollistëve në pjeset edyta të ndeshjeve.

Ndonese skuadra koplikase Veleçiku ka fituar javën e shkuar ndaj skuadres së Murlanit me rezultatin minimal 2-1, në analizën e bërë nga stafi teknik i skuadres, janë evidentuar disa nga mangësite e shfaqura. Kësisoj tekniku Haris Lika, por edhe drejtori teknik Nuri Rexha janë ndalur tek fakti se veçanerisht gjatë minutave të pjeses së dytë kanë treguar mangësi fizike gjatë lojës.

Mungesa e një faze stervitore të plotë ka ndikuar jo pak në rezultatët jo fort poozitive të ekipit të Veleçikut. nderkaq tashmë duket qartazi se atmosfera në kampin koplikas ka ndryshuar dhe duket se objektivi është i qartë: rikthimi në kategorinë e parë.

Afrimet cilësore si Hajdari, Dibra, Elbasani, Duli, Çomo e Mile, dhe së fundmi duke u bërë pjesë e skuadres edhe futbollisti i njohur Florian Bardulla, i cili do sherbejë për Veleçikun, duke u bërë një garanci e plotë për realizimin e objektivit.

Tashmë ndeshja e radhës do jetë në kuadër të Kupës së Republikës dhe Veleçiku do udhëtojnë drejt qytetit të Korçes për t’u përballur me Skenderbeun vendas me date 14 Tetor.

Takimi i parë është fituar nga korçaret, ndaj kjo ndeshje konsiderohet më së shumti si një ndeshje, jo thjeshtë statistike, por një ndeshje përvoje më një skuader si Skenderbeu, disa herë kampione e vendit tonë.

Pas këtij takimi dhe pas përfundimit të nderprerjes së kampionatit, Veleciku do të luajnë për kampionat në Lezhë përballë skuadrës së Shenkollit.
Bashkim Ramekaj