Klubi brazilian, Atletiko Mineiro, njoftoi pasditen e kësaj të mërkure për shkarkimin nga puna të trajnerit Filipe Skolari. Njoftimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka shpjeguar edhe detajet në lidhje me këtë largim.
“Luiz Filipe Skolari, nuk është më trajneri i Galo”,- tha klubi në një postim që kanë bërë në platformën “X” (Twitter).
Siç thuhet, të dyja palët kanë rënë dakord për këtë vendim. Trajneri brazilian nuk ka pasur një rekord të mirë me Atletiko Mineiro, ku në 41 ndeshje në drejtimin e tij, ka marrë 19 fitore, 12 humbje dhe 10 barazime. Pikërisht kjo formë “e lëkundur” e klubit mund të ketë çuar në shkarkimin e ish-trajnerit të Brazilit.
Skolari, 75 vjeç, mbërriti në Atletiko Mineiro në mesin e vitit të kaluar dhe largohet nga klubi me një rekord prej 19 fitoresh, dhjetë barazime dhe dymbëdhjetë humbje, pas një fillimi të parregullt të sezonit në turneun rajonal në shtetin Minas Gerais.
Trajneri brazilian u shkarkua kur kanë mbetur vetëm dy javë para debutimit të ‘Galo’ në Copa Libertadores.