Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e prapambetur te kampionatit KF Shkodra U17, ate qe ka luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Laçit.

Futbollistet shkodrane kane fituar kete takim me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar me 11-metersh nga futbollisti Augen Hasani ne minuten e 44-te te tij.

Ka qene nje takim i forte dhe te dy ekipet paten rastet e tyre te shenimit, por ne fakt nuk ka patur gola te tjere dhe kesisoj gjithçka eshte mbyllur me ate gol qe i ka dhuruar suksesin ekipit shkodran.

Me kete fitore KF Shkodra U17 eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve dhe aktualisht mban vendin e gjashte ne rednitje duke lene pas ekipin e Vllaznise qe ndodhet ne kuoten e 10 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/