Veleçiku ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe i forcon edhe me shume pozitat ne vendin e dyte te renditjes. Pasi ka mundur javen e kaluar Sopotin brenda ne Librazhd, sot ka arritur te trimfoje edhe ndaj Valbones se vendit te trete duke e thelluar tashme edhe me shume diferencen me te.

Ndeshja e luajtur ne kompleksin vellezerit “Duli” ne Koplik eshte dominuar nga djemte e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli. Pas disa rasteve te krijuara, ne minuten e 42-te vendasit pretendojne per nje 11-metersh.

Sulmuesi Ujka eshte penguar brenda zones, por arbitri i takimit Bylykbashi ka vazhduar lojen duke mos akorduar 11-metersh pavaresisht reagimeve te futbollisteve dhe stafit te Veleçikut.

Megjithate dy minuta me vone, i zakonshmi Arsen Hajdari ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes se Valbones, gol qe do te rezultonte shume percaktues per Veleçikun sepse do te mjaftonte per Veleçikun per te marre trepikeshin e fitores se kesaj ndeshje.

Rezultati perfundimtar i kesaj ndeshje ka qene 1-0 per koplikasit qe tashme ngjiten ne kuoten e 36 pikeve dhe mban vendin e dyte pas Vores qe kryeson me 41 pike pas javes se 16-te te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/

VELEÇIKU- VALBONA 1-0

Shenues Arsen Hajdari ’44

VELEÇIKU: L.Kaçaj, Elbasani, Çokaj, Zefi, Banushaj, Elv.Rustemaj, Kaceli, Shekaj, Hajdari, Rragami, Ujkaj. Trajner: Dritan Smajlaj. U aktivizuan edhe Mehmetaj, Ivziku, A. Kaçaj, Bardulla.