Tedi Cara, sulmuesi i Partizanit, ishte vendimtar në derbin e sotëm ndaj Dinamos, pasi shënoi 2 gola në suksesin 3-1. Pas sfidës, ai theksoi për “SuperSport” se ishte e rëndësishme një fitore e tillë ndaj skuadrave me të cilat të kuqtë kanë shfaqur më shumë vështirësi.
“U bëmë një vit e gjysmë që jemi bashkë me Stenio Zhunior, dhe kuptojmë shumë mirë lëvizjet e njëri-tjetrit. Te goli i parë i bëmë shumë mirë lëvizjet, më vjen mirë se fituam se luante përballë Dinamos pa presion dhe mund të na hapte punë. Me ekipet e vogla si Dinamo që po bie nga kategoria, kemi hasur vështirësi shumë.
Kur erdhi topi, mendova se e kapi Lilaj dhe mendoja të kthehesha në mbrojtje. Por doli huq e nuk hezitova të vrapoja se në ato momente duhet të gjesh shumë energji se isha i vetëm me portierin.
Gol ndaj Kukësit apo Tiranës? Mendoj të kap Europën me Partizanin. Se kujt i shënoj nuk është problem, dëshirë kam t’i shënoj të dyve por e rëndësishme është të kap Europën”, tha Cara.