Bashkim Fino zyrtarizon kandidimin për vendin e kryetarit të institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë. Ka pakënaqësi për mënyrën e vendosjes së kohës së zgjedhjeve, datës së saj. Megjithatë, është i përgatitur për këtë garë.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit ngaqë kanë parë aktivitetin tim jo vetëm politik, por jam përfshirë edhe në sport. Kam marrë pjesë në ndeshje, në rubrika sportive. Futbollin e kampasion, besoj se e njoh mirë futbollin, por punën e trajnerit mbase nuk e bëj dot mirë.

Por, jam i mendimit që të krijojmë imazh të ri për futbollin tonë, duke kërkuar përmirësimin e futbollit të luajtur në Shqipëri. Duke falënderuar dashamirësit e mi”.

“Jam në garë me mikun tim Duka. Secili ka platformën e tij. Do të ishte shumë interesante për garën e kreut të FSHF-së. Them se me platformën që kam përgatitur me bashkëpunëtorët e mi, unë them se duhet ndryshuar disa rregulla. Koha është e limituar, sepse zgjedhjet janë më 7 shkurt. Për të bërë fushatë për president apo Komitet Ekzekutiv, duhet të bëhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatët e mundshëm. Të paraqitej datë tjetër për zgjedhjet. Duhej të jepej koha e nevojshme që të bëhej fushata korrekte. Do të ishte diçka e këndshme dhe e mirë për të mirën e futbollit. Fakti që avantazhi i presidentit aktual, më vjen mirë që e ka shpallur kandidimin e tij disa orë para se të vija unë në televizionin tuaj. Kemi të bëjmë me një president që ka kushtet e infrastrukturës për ta bërë një fushatë shumë herë më operative sesa një kundërshtar tjetër që ka kohë deri më  18 janar që është koha kur duhet të zyrtarizohet kandidatura”.

“Lushnja e ka depozituar sot kandidaturën për mua, nesër Flamurtari e më vonë të tjerë më radhë. Por, në Statut thuhet se mjafton një klub që të kandidoj. Dua t’iu jap hapësira klubeve që të kandidojnë personazhe për Komitetin Ekzekutiv”.