Mesfushori shkodran Sebastian Spahiu ishte shume prane largimit nga Egnatia, nisur ndoshta edhe nga maredheniet jo ashtu si duhet me trajnerin Tetova, por nderhyrja e presidentit Demrozi ka bere qe gjerat te ndryshojne dhe ai do te vazhdoje te jete pjese e kesaj skuadre.

Nderkohe se fundi ai ka dhene nje interviste edhe per mediat ku ka folur me shume entuziasem per ecurine e Egnatias edhe ne Kupat e Europes per te cilat eshte shprehur:

“Nuk e kam diskutuar për asnjë çast largimin nga Egnatia, pasi kam të gjithë besim e njerëzve këtu. Ndodhem në ekipin më të mirë në Shqipëri aktualisht dhe do të respektoj kontratën, e cila përfundon në verën e 2025. Momentalisht po pushoj disi pas një sezoni të gjatë dhe mezi pres të fillojmë përgatitjet në eliminatoret e Champions.

Ne kemi “uri” dhe dëshirë për të bërë mirë në Champions për të vijuar me sukseset historike edhe përtej futbollit shqiptar. Champions-in e kam parë nga televizori, kjo do të jetë hera e parë për mua të luaj në këtë kompeticion dhe në një farë mënyre realizoj një ëndërr që kam pasur kur kam qenë fëmijë. Nuk i druhem konkurrencës jam gati të luftoj dhe bind trajnerin për të luajtur nga minuta e parë. Këtë sezon do të shikoni Spahiun më të mirë në Kategorinë Superiore”.