Një nga ndeshjet që u zhvillua ditën e djeshme për kupën e Shqipërisë ishte edhe ajo mes Veleçikut dhe Tiranës. Takimi përfundoi ashtu siç pritej, me bardheblutë dominues dhe që fituan me rezultatin 3-0 kundër koplikasve. Që nga ana atyre po përgatiten për sezonin në Kategorinë e Dytë dhe nuk kanë synime në kupë.

Por ajo që ra në sy tek kampionët në fuqi të vendit përveç fitores ishte edhe një debutim. Në minutën e 56-të të ndeshjes, veterani i portës, Ilion Lika u largua nga fusha. Duke i dhënë kështu debutimin Tomas Kirit. Portierit shkodran që prej dy sezonesh është pjesë e bardhebluve.

Kiri bëri debutimin e tij me fanellën e rekordmenëve të futbollit tonë, duke marrë kështu kënaqësitë e para. Performanca e tij ishte e një niveli të kënaqshëm dhe ai e la portën e paprekur për minutat ku ai u aktivizua. Gardiani i takon ditëlindjes së 02.01.2005, pra ende vetëm 17-vjeçar.

Ai ka qëndruar deri në moshat u-17 tek Vllaznia, ku më pas ka kaluar tek akademia e Shkëndijës së Tiranës. Tashmë ai është pjesë e 26 herë kampionëve të vendit tonë dhe është në hapat e parë të karrierës së tij, ku patjetër vështirësitë për të arritur tek suksesi do jenë të shumta.
Endri ÇINARI