HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVetëm kështu mund të ndalej, shkodrani del nga gara për “rekordin”

Vetëm kështu mund të ndalej, shkodrani del nga gara për “rekordin”

Masato Fukui një javë më parë në Kukës u ndëshkua me karton të verdhë dhe për të ishte i katërti, ndaj edhe i mungoi Kamzës në ndeshjen që zhvilloi të dielën me Skënderbeun.

Në listën e lojtarëve që i kanë luajtur të gjitha ndeshjet u largua edhe një lojtar tjetër, duke bërë që tani të jenë të paktë ata që nuk kanë humbur asnjë minutë në Superiore.

Ditën e djeshme u ndal edhe një futbollist tjetër, më saktë ndali veten, pasi mori një karton të kuq në ndeshjen mes skuadrës së Laçit dhe Luftëtarit. Abdurrahman Fangaj është futbollisti në fjalë.

20-vjeçari shkodran i kishte luajtur të 19 ndeshjet e deritanishme në Superiore, por mbajtja që i bëri Bregut rreth minutës së 14-të e ndali. Heqje mundësie për gol dhe karton i kuq i drejtë.

Ndaj Kukësit do të pushojë dhe do të mendojë për ndeshjen e radhës. Tani janë tre lojtarë të tjerë të Laçit që nuk kanë humbur asnjë takim: Selmani, Gjoni dhe Uzuni./sportal/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments