Silvio Berluskoni nuk ka ndërmend të blejë më Milanin edhe nëse i jepet përsëri mundësia për ta marrë atë nga kontrolli i Li Jonghong.

Nëpërmjet një interviste të dhënë për “Corriere della Sera”, ish-numri 1 i klubit italian, ka bërë të qartë se kuqezinjtë duhet të rrinë të qetë dhe të mos mendojnë për zërat e fundit, pasi presidenti i tyre kinez kishte garancitë e mjaftueshme financiare për të vazhduar në drejtimin e klubit.

“Ne kishim banka ndërkombëtare, sponsor ndërkombëtarë, profesionistë ndërkombëtarë, të cilët na konfirmuan se operacioni ishte i sigurt.

Kemi folur përsëri me këta persona dhe na kanë dhënë sigurinë e pastërtisë së këtij operacioni”, tha Berluskoni.

“Kthim nëse shfaqet mundësia? Nuk do ta riblej më kurrë Milanin sepse pas arritjes së parave të naftës, duhen shumë para për të mbajtur një skuadër në nivelin ndërkombëtar, gjë që një familje e vetme nuk mund ta përballojë”, shpjegoi ai. /vipsport/